Ka ndërruar jetë në moshën 65-vjeçare aktorja Tanya Roberts, e cila ka luajtur në serinë e famshme “That ’70s Shoë” dhe ka pasur rol në filmin për agjentin 007, “A View To A Kill”.

Mediat amerikane raportojnë se Roberts nuk ka qenë e infektuar me koronavirus dhe se nuk vuante nga ndonjë sëmundje. Madje, në dhjetor ajo realizoi videolidhje me “Zoom”-in, dhe kishte kontaktuar me admiruesit e saj.

\Deri tani nuk është konfirmuar shkaktari i vdekjes së saj nga zyrtarët mjekësor apo familjarët e aktores. Roberts nuk kishte fëmijë.

Aktorja emri i vërtetë i së cilës ishte Victoria Leigh Blum, lindi në Bronx të Neë Yorkut. Debutimin në aktrim e shënoi në vitin 1975, me një rol në filmin e zhanrit horror, “Forced Entry”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *