Një tjetër emër i madh i futbollit botëror është ndarë nga jeta në mënyrë të parakohshme.
Italia humbi këtë të enjte Paolo Rossin njeriun simbol të suksesit në Kupën e Botës 1982.
Pablito vdiq në moshën 64 vjecare si pasojë e një sëmundje të rëndë.
Rossi, luajti në karrierën e tij me Juventus, Vicenza, Como, Perugia, Milan dhe Verona.
Majën e karrierës sulmuesi e pati në 1982 kur u shpall golashënuesi më i mirë I Kupës së Botës duke tërhequr Italinë drejt një suksesi të jashtëzakonshëm.
Golat e tij sidomos tripleta ndaj Brazilit në Barcelonë në atë fitore historike 3 me 2 ishin vendimtare që axurrët të triumfonin në kompeticionin më të madh botëror.
Në të njëjtin vit, 1982 Paolo Rossi fitoi edhe Topin e Artë.
Me Juventusin në mënyrë të vecante fitoi 2 kampionatë, një Kupë Kupash, një Kupë Kampionesh dhe një Superkupë Europe.