Ministria e Mbrojtjes, e cila përmes Drejtorisë së Përgjithshme të Emergjencave Civile, pas ngjarjes së ndodhur pasditen e kësaj të enjtje ë Shkodër, u bën thirrje të gjithë subjekteve private, banorëve dhe qytetarëve, në të gjitha zonat e prekur nga debora,  që të tregohen të kujdesshëm.

 

Në reagimin e saj thuhet gjithashtu se ata të cilët disponojnë banesa ose biznese të mbuluara me çati jo rezistente, ose të papërshtatshme me mbajtjen e peshës së dëborës, të marrin masa të menjehershme për pastrimin e tyre me qëllim parandalimin e ngjarjeje të tilla tragjike.

 

Ndërkohë nga shembja e tavanit të karburantit Gega Oil, në Shkodër ka humbur jetën 53-vjeçari, puntor në këtë karkurant.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *