Subscribe

Një aksident me pasojë vdekjen e një personi është regjistruar mesditën e kësaj të mërkure në autostradën Fushë Krujë-Milot.

 

Mësohet nga informacionet e para se një mjet tip “Smart” ka goditur nga pas një kamion në afërsi të Laçit.

 

Si pasojë e aksidentit, ka humbur jetën drejtuesja e mjetit tip Smart, 26 vjeçarja Sonila Gurra. 26 vjeçarja u transportua në gjendje të rëndë per ne spitalin e Traumes por si pasoje e plageve te marra nuk ka mundur te mbijetoje.

 

Policia ka mbërritur në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.

 

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *