Në orët e para të mëngjesit, forcat izraelite goditën me raketa Rripin e Gazës,duke  i dhanë fund armëpushimit të arritur një muaj më parë.

Sulmi, sipas izraeliteve, ishte një përgjigje kundrejt  militantëve palestinezë të cilët një ditë më parë lëshuan një balonë zjarrvënëse që shkaktoi  rreth 20 zjarre në Izraelin jugor.

Autoritetet bënë të ditur se raketat goditën bazat ushtarake te Hamasit. Ata u shprehen se janë të gatshëm për të gjitha skenarët përfshirë rifillimin e luftimeve përballë akteve të dhunshme te vazhdueshme që vijnë nga Gaza.

Një ditë më parë grupet e ekstremit të djathtë në Izrael mbajtën një marshim në Jerusalemin Lindor, ku nacionalistët brohorisnin “vdekje për arabët”. Palestinezët e konsideruan tubimin si një provokim që shkaktoi përplasje: për pasojë 33 persona u plagosën dhe 17 te tjerë u arrestuan.

Rinisja e sulmeve vjen vetëm pak ditë pasi Izraeli zgjodhi qeverinë e re të kryesuar nga nacionalisti i krahut të djathtë Naftali Bennett , i cili  i dha fund pushtetit 12-vjeçar të Benjamin Netanyahu.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *