Policia e Librazhdit arrestoi tre persona pas një ngjarje të rëndë të ndodhur një ditë më parë kur humbi jetën gjatë punës në një firme, një i ri 24vjecar.

 

Forcat e rendit bënë të ditur se në pranga kanë rënë Kostandin Capo, 41 vjeç,  banues në fshatin Bahçallek Pogradec, Fatmir  Belba, 26 vjeç, banues në Prrenjas, ( punëtor), dhe Veledin Memelli, 66 vjeç,  banues në Korçë.

 

Njoftimi i policise:

“Arrestimi i këtyre shtetasve u bë pasi  më datë 17.09.2018, në fshatin Xhyrë Librazhd, duke punuar në ambjentet e brendëshme të kësaj firme, është aksidentuar me pasojë vdekje, punonjësi, D. L., 24 vjeç, banues në fshatin Gështenjas Pogradec,” .

 

Behet e ditur se tre te arrestuarit jane adminstratori i firmes, drejtori teknik dhe nje punetor tjeter.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *