Subscribe

Arrestohet i dyshuari si shkaktar i vdekjes se 15-vjeçares Ksenia Roik  mesditën e së premtes në zonën e Ksamilit. Ne pranga ka përfunduar Ermal Fataj qe dyshohet se ka goditur adoleshenten me helikën e mjetit lundrues qe është ne pronësi te tij. 31-vjeçari tentoi ta fshihte ngjarjen, por prokuroria ka arritur te gjeje gjurme flokësh ne mjetin lundrues, te cilat jane dërguar ne ekzaminim.

 

Vajza 15-vjeçare ishte duke u lare ne zonën e tre ishujve te Ksamilit se bashku me te ëmën. Nena e adoleshentes i ka thene policisë se vajza ishte larguar per nje moment me not dhe ajo kishte pare skafin te lëvizte ne ate drejtim. Pas verifikimeve të para në spitalin e Sarandës në trupin e 15-vjeçares u panë qarte dëmtimet në krah, sup dhe kokë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *