Policia e Fierit ka ndaluar inxhinjerin e Ndërmarrjes së Ujësjellës-Kanalizimeve në Fier, Vasil Markon, për shkak të vdekjes së punëtorit me iniciale P.M.

 

Sipas njoftimit të policisë, mësohet se “ndalimi i inxhinierit Marko u bë pasi nuk ka marë masa për sigurimin teknik të punonjësve në lidhje me disa punime që po kryenin për riparimin e tubacioneve të dëmtuara të ujësjellësit”.

 

Ngjarja ka ndodhur më 10.06.2017, në fshatin Kafaraj. Punëtorët ishin duke bërë punime në tubacionin e ujësjellësit është shembur traseja me përmasa 3×4 metra dhe me thellësi 2.7 metra dhe për pasojë është dëmtuar  e më pas ka ndërruar jetë në Spitalin Rajonal Fier shtetasi P.M, 57 vjeç, banues në fshatin Frakull e Madhe, Fier.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *