Qendra Spitalore në Elbasan reagoi zyrtarisht pasi 25 vjecarja Rexhina Debrova humbi jetën këtë të hënë pak minutasi pasi lindi vajzën e saj me operacion.

Në këtë njoftim për mediat, Spitali i Elbasanit sqaron se gjithcka shkoi mirë në sallë dhe foshnja gëzon shëndet të plotë por dyshohet se vdekja e nënës së re ka ardhur si pasojë e një komplikacioni postoperator trombemboli pulmonare.

 

Deklarata e plotë:

“Duke shprehur ngushëllimet familjarëve për humbjen e 25-vjeçares R. D., Spitali rajonal Elbasan sqaron opinionin publik ne lidhje me humbjen e jetës së 25-vjeçares” si vijon: Pacientja R. D. u paraqit në spital më datë 22.04.2019 në orën 10:25 paradite.

Pacientja ka ardhur me urgjencë në spital, me barrë të vonuar 42-javëshe dhe është futur në sallë, ku mjekët asistuan lindjen e fëmijës, i cili erdhi në jetë në orën 11:50.

Foshnja u reanimua dhe gëzon shëndet të mirë.

Stafi mjekësor ka dhënë trajtimin e duhur mjekësor, por nëna e re dyshohet se pësoi komplikacion postoperator trombemboli pulmonare, e papajtueshme me jetën.

Aktualisht priten rezultatet e ekspertizës mjeko-ligjore për shkakun e vdekjes së nënës”.

 

Familjaret e te ndjeres akuzuan stafin mjekesor per neglizhence duke shtuar se kardiologu kishte ardhur me vonese ne salle, ndersa ekspertiza mjeko-ligjore do te percaktoje perfundimisht shkaqet qe cuan ne vdekjen e nenes se re gati 1 ore pasi kishte sjelle ne jete vajzen e saj te pare.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *