Mjeket e qendrës spitalore në Elbasan u mblodhën në mesdite në një proteste në ambjentet e jashtëm të spitalit në mbështetje të dy kolegëve të arrestuar diten e djeshme pas humbjes të jetës gjatë lindjes të 25 vjecares Rexhina Debrova.

Mjeku i njohur ne Elbasan Mina Kajllaxhiu ne fjalen e tijë shprehu dhimbjen per humbjen jetes te 25 vjecares duke ngushëlluar edhe familjarët e të ndjerës.

Megjithatë në emër të kolëgeve ai e quajti nje veprim aspak te drejte arrestimin e dy mjekëve pa dalë rezultatet e autopsisë pasi sipas tij,  deri sa te faktohet cfarë ka ndodhur ata duhet te ishin te lire .

“Ne bluzat e bardha qe shpëtojmë mijëra jetë njerëzish kun ë disa raste edhe jemi dhunuar, policia na trajton te barabarte me kriminelët.Ne kerkojme qe shteti të vlerësojë më shumë dhe të mbroje bluzat e bardha. Cdo gje te behet mbi fakte dhe jo te arrestohen mjeket si njerez qe nuk mbartin vlera.”

Ngjarja e rëndë ndodhi mesditën e të hënës, vetëm 1 orë pasi nëna e re Rexhina Debrova kishte sjellë në jetë foshnjen e saj nëpërmjet një operacioni cezarian.

Pak orë më vonë u arrestuan dy mjeke, kardiologu Mehmet Ibaj dhe reanimatori Nikollaq Thana.

Ndërkohe këtë të martë pas rezultateve të dala nga ekspertiza mjeko-ligjore doli se shkak i vdekjes së nënës se re pas lindjes se vajzes me operacion ka qënë  një tromboemboli,ose ndryshe mpirje gjaku në mushkëri.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *