Presidenti Ilir Meta ka shprehur dhimbjen në lidhje me ndarjen nga jeta të aktores së mirënjohur Valentin Caci.

 

Në një postim në “Facebook”, Meta i ka përcjellë ngushëllime të familjes e të afërmëve të aktores ndërsa thekson se kujtimi saj do të mbetet I paharueshëm.

 

“Me trishtim mësova lajmin e hidhur të ndarjes nga jeta të aktores sonë të mirënjohur, “Artistes së Merituar” Valentina Caci. Me rolet dhe personazhet karakteristike, të luajtura me aq talent dhe mjeshtëri të rrallë, në skenë, dhe veçanërisht në film, Valentina Caci fitoi simpatinë dhe u duartrokit me meritë nga shumë breza, duke na lënë pas një trashëgimi të vyer në teatër e kinematografi. Duke ndarë dhimbjen e thellë për humbjen e kësaj artisteje të madhe, i përcjell ngushëllimet më të sinqerta të afërmve dhe bashkëpunëtorëve të saj, si edhe të gjithë artdashësve shqiptarë. E paharruar do të mbetesh e madhja Valentinë!”

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *