Gjykata e Beratit ka dënuar me një vit burg mjeken Shpresa Karkanjozi, e cila akuzohej për “mjekim të pakujdesshëm”, që si pasojë ka humbur jetën një 3 vjeçare.

 

Ngjarja në fjalë ndodhi më 23 Janar të vitit 2017. Ndërkohë vendimi është marrë pas pretencës së kërkuar nga Prokurori Dritan Gripshi në 7 Nëntor për dënimin me 4 vite burgim për mjeken, gjykata dëgjoi sot edhe mbrojtjen e avokatit dhe vetë të pandehurës dhe pasi u tërhoq për disa minuta dhe edhe vendimin.

 

Nga ana tjetër mjekja Karkanjozi deklaroi në sallën e gjyqit se ishte e pafajshme. Gjyqtari Agron Vavla lexoi dënimin për Karkanjozin, i cili u konvertua nga 1 vit burg në 2 vite shërbim prove.

 

Gjyqtari Vavla vendosi gjithashtu edhe dënimin plotësues me heqjen e të drejtës së ushtrimit të profesionin të mjekut për 2 vite. Nga ana tjetër prindërit e vajzës u shprehen të pakënaqur me vendimin e dhënë nga Gjykata dhë kërkojnë apelimin e tij.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *