Kryeministri Rama lajmëroi se sot pasdite vonë do të mbajë një qëndrim publik në lidhje me ngjarjen e rëndë që solli vdekjen e një 25 vjecari në zonën e Laprakës në Tiranës, pasi u qëllua nga një efektiv policie me armë.

Rama shkruan mes të tjerash se në orën 18:00 do të ndaj më shqiptarët qëndrimin e tij për vdekjen tragjike të 25 vjecarit nga efektivi I Policisë së Shtetit.

Këtë postim në mediat sociale, Rama e bëri pas mbërritjes nga SHBA, atje ku ishte për një takim me drejtuesit e kompanisë së madhe farmaceotike Pfizer, takim të cilin vetë kreu I qeverisë e quajti pozitiv me shpresën që vaksinimi në Shqiperi do të nisë brenda dy muajve të parë të 2021.

 

 Rama në Tweeter:

Më në fund në Tiranë! Sot në 18.00 do të ndaj me shqiptarët qëndrimin tim për vdekjen tragjike të 25 vjeçarit nga efektivi i Policisë së Shtetit! Faleminderit paraprakisht kujtdo që do të gjejë kohën të më ndjekë në tv apo fb

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *