Vdekja e Matthew Perry mund të çojë në akuzimin e shumë njerëzve. Ylli i Friends u gjet i vdekur në moshën 54-vjeçare në vaskën e shtëpisë së tij në Los Angeles, në tetor 2023, dhe një autopsi zbuloi se aktori kishte vdekur nga “efektet akute të ketaminës”.

Një burim i policisë ka zbuluar së fundmi për People se disa persona mund të akuzohen si pjesë e hetimit për vdekjen e aktorit, e cila erdhi pas shumë vitesh luftë me varësinë ndaj alkoolit dhe drogës. Objektivi kryesor i hetuesve është të identifikojnë se ku dhe nga kush e bleu Perry drogën.

Gjithashtu, sipas po këtyre burimeve, disa figura kyçe të Hollivudit tashmë janë marrë në pyetje, por ende është herët për të përmendur emra konkretë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *