Mijëra qytetarë vazhdojnë protestat, kundër presidentit Nikolas Maduro në Venezuelë. Edhe pas daljes së rezultatit ku mbi 8 milionë njerëz votuan pro rishikimit të Kushtetutës, përkrahësit e opozitës vazhdojnë të kundërshtojnë, dukë mos njohur zgjedhjet. Faktori ndërkombëtar vijon të ushtrojë presion ndaj qeverisë së Maduros.

 

Mbrëmjen e së hënës, dy liderë të  opozitës, Leopoldo Lopez dhe Antonio Ledezma janë vënë në pranga me akuzën e nxitjes së protestave të paligjshme. Të dy ndodheshin ne banesat e tyre, pasi kanë qenë në arrest shtëpie, kur janë shoqëruar nga autoritetet. Lajmin e kanë bërë të ditur bashkëshortet e tyre duke thënë se nuk  kanë patur asnjë komunikim të mëtejshëm që pas arrestimit.

 

Situata në Venezuelë vijon të mbetet e tensionuar.

 

Opozita akuzon presidentin se do të rishkruajë Kushtetutën për te fuqizuar pushtetin e tij, ndërsa Maduro pretendon se zgjedhjet kanë qenë shembull per demokracinë dhe se Asambleja do të nisë punën, javën e ardhshme. Qe nga fillimi i protestave te dhunshme ne Venezuele kane humbur jetën 125 persona.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *