Banoret e Alepos po përballen me situate dramatike pas intensifikimit te sulmeve ajrore, qe kane dëmtuar ujësjellësin, duke lëne pa uje rreth 2 milionë njerëz. Riparimi ka qene i pamundur për shkak te bombardimeve qe vijojnë ne zonat e kontrolluara nga rebelet. Drejtues te UNICEF thane se bota nuk po bën asgjë, ndërsa mungesa e ujit shënon aktin e fundit çnjerëzor ne ketë qytet. Situata mund te kthehet ne katastrofe, pasi përdorimi i ujit te ndotur rrit rrezikun e përhapjes se sëmundjeve. Ofensiva e ushtrisë siriane rinisi pas dështimit te armëpushimit. Vetëm gjate se shtunës raportohet per 25 te vdekur, si pasoje e bombardimeve. Observatori sirian per te drejtat e njeriut tha se ato jane kryer nga avionët siriane dhe ruse.

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *