LSI ka thumbuar ndërkombëtarët se kanë mbyllur sytë në lidhje me përgjimet e BILD.

 

Në një dalje për mediat, nënkryetari i LSI, Petrit Vasili deklaroi se ndërkombëtarët janë vendosur para dy alternativave. Sipas tij, ata o duhet të denoncojnë kriminalizimin e zgjedhjeve ose të mbështesin qeverinë.

 

Duke u ndalur tek protesta e të premtes, Vasili u shpreh i bindur se të gjithë shqiptarët do t’i bashkohen opozitës dhe se janë më të vendosur për të larguar qeverinë.

 

“Shqiptarët janë të vendosur që Kryeministri dhe qeveria e krimit të ikin nga zyra. Kjo është provë integriteti e madhe dhe vijë ndarëse për disa ndërkombëtare që mbyllën sytë para shkatërrimit të themelit të demokracisë dhe zgjedhjeve të lira e të ndershme. Këto ndërkombëtare janë para dy alternativave ose të denoncojnë kriminalizimin e zgjedhjeve ose alternativa tjetër, më e keqja e mundshme, të mbështesin këtë qeveri krimi. Shqiptarët do jenë të bashkuar sërish në serish të premten.”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *