Nënkryetari i LSI-së, Petrit Vasili ka publikuar një video nga “Astiri” në kryeqytet, ku shihen rrugë të përmbytura. Për këtë gjendje, ai ka bërë përgjegjës qeverinë.

Nëpërmjet një postimi në ‘Facebook’, Vasili po ashtu vuri theksin edhe tek rindërtimi. Sipas tij, çdo riparim e rindërtim bëhet me paratë e qytetarëve dhe nuk është dhuratë, por detyrim.

“Qajne palaçot ne qeveri e bashki per t’u sperdredhur ne televizor, po per shiun e balten ne Astir nuk flasin!! (video) Qajne e qurrepsen paçot ne qeveri e bashki per te dale ne tv duke shkelur Ligjin Zgjedhor qe kane miratuar po keta vete.Riparimet e shtëpive te dëmtuara nga termeti keta te Rames dhe te Bashkive te Tiranes e quajne si dhurate, qe u bejne qytetareve. Cdo riparim e rindertim behet me parate e qytetareve dhe nuk eshte hic fare dhurate por detyrim. Keta palacot premtuan qe qytetaret me banesa te demtuara viti i ri 2020 do ti gjente ne shtepite e rindertuara, por per kete nuk e duan tv keta.
Dhurate eshte kur keta ti bejne me parate e xhepit. Palaço dilni e flisni pse duhet duhette paguajne shqiptaret qindra milione euro te humbura ne abitrazhe. Palaço dilni e flisni si e betonuat Tiranen me qindra kulla qe e bene Tiranen nje grumbull betoni qe vret perdite shendetin e njerezve. Dilni ne Tv e zgjidhni Tiranen nen shi dhe balte ne Astir dhe lerini sperdredhjet antiligj.”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *