Në emër të LSI-së deri tani për shkarkimin e presidentit Ilir Meta ka reaguar vetëm nënkryetari Petrit Vasili.

 

Ai sulmoi në “Facebook” deputetët që votuan pro shkarkimit të kreut të shtetit, duke i quajtur pupacë.

 

Sipas Vasilit, ata i shërbyen kryeministrit Edi Rama, në këmbim të dhuratave që kanë marrë.

 

“Pupacët gjithsesi nuk na zhgënjyen, i hodhën votat sipas tagjisë së Edi Ramës. Keqardhje e madhe që një pjesë të madhe të pupacëve njëpërdorimsh nuk do t’i shohim më. Pupacët i morën peshqeshet e beharit dhe janë bajagi të kënaqur, ndërsa shqiptarët do vazhdojnë të marrin ushqime me fletoret e sevapit. Pupacët i mbushën nja tre orë TV-të dhe ja hoqën pak orë hallin Edi Ramës, po nesër që pupacët s’janë më dhe ditë e muaj të gjatë e presin…. ai do ta ketë pisk vërtet!”

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *