Subscribe

Pasi nuk arriti ta nxjerrë LSI-në forcë e parë në zgjedhjet politike të 25 qershorit, siç ishte deklaruar shpesh, Petrit Vasili ka dhënë dorëheqjen si kryetar i partisë.

 

Post të cilin e kishte marrë vetëm disa javë më parë. Në konferencën për shtyp, ai tha se kryesisë së LSI-së i kishte bërë propozimet për postet drejtuese.

 

Sa i takon pozicionimit të të zgjedhurve të LSI-së në këshillat bashkiak, Vasili tha se ata do të mbrojnë interesat e qytetarëve.

 

Vasili ka ripërsëritur qëndrimin se zgjedhjet e 25 qershorit u tjetërsuan si pasojë e presionit të grupeve kriminale të bëra njësh me policinë. Ndërkohë që premtoi se LSI do të jetë opozita që i ka munguar vendit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *