Nënkryetari i LSI, Petrit Vasili u shpreh i bindur se koronavirusi në Shqipëri ka qarkulluar qysh në janar.

Për të provuar këtë, ai postoi në “Facebook” një mesazh nga gazetari Telnis Skuqi, që ka fituar azil politik në Norvegji.

Sipas këtij të fundit, në muajin e parë të vitit në Norvegji kanë shkuar pesë shqiptarë për të kërkuar azil dhe që të pestë kanë rezultuar pozitivë me koronavirus.

Vasili akuzon qeverinë se ka nënlverësuar kërkesat e opozitës për testime.

“Pa pasur nevojë për arsyetime të gjata, por duke u bazuar në fakte provohet thjesht që COVID-19 ka qarkulluar që në janar. Është fakt publik që 5 shqiptarë që kanë kërkuar në janar azil politik në Norvegji, pas testimit të kryer atje kanë rezultuar pozitiv, por pa simptoma. Kërkesa e presidentit që në 31 janar dhe kërkesat profesionale pafund të opozitës gjatë gjithë shkurtit u nënvlerësuan dhunshëm nga Edi Rama dhe qeveria. Rezultati: Masat kufizuese të qeverisë nuk kishin asnjë vlerë; Masat ishin tërësisht të vonuara; Masat ishin trashanike nga ana shkencore; Testimet shumë të pakta për COVID-19 fshehën të vërtetën.”

Prej disa ditësh tashmë ka një “përplasje” mes mjekëve dhe ekspertëve të Komitetit Teknik për këtë çështje.

Disa mjekë mbrojnë “teorinë” se virusi ka qenë present që në janar e shkurt, por anëtarët e Komitetit Teknik për pandeminë e mohojnë diçka të tillë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *