Ngërçi politik në Kosovë ka krijuar tension edhe në Shqipëri. Opozitarët e akuzojnë kryeministrin Edi Rama si tradhtar. Nënkryetari i LSI, Petrit Vasili tha se Rama nuk e fsheh dot gëzimin që luftëtarët e UÇK po shkojnë në Hagë.

 

“Panolini i shalëve të çdo tradhtie Edi Rama, ka surrat e flet për Kosovën! Edi Rama Panolini i çdo tradhtie, që lëviz me shalët e çdo tradhtie antishqiptare fillon e flet vetëm kur tradhtia i duket se bën përpara dhe kënaqësinë, që luftëtarët e UÇK po shkojnë në Hagë nuk e përmban dot fare. Pasi doli si legen kur Panolini paditi luftëtarin Haradinaj, tani është shumë i lumtur që paditen luftëtarët e UÇK e shkojnë në Hagë, që Panolini i futur në shalët e Beogradit mendon se mund ta dëmtojë me kollaj Kosovën.”

 

Petrit Vasili deklaroi në rrjetet sociale se në mbrojtje të Kosovës janë të gjithë shqiptarët. Ndërsa për Ramën, shtoi se do të marrë përgjigjen e merituar në 25 prill.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *