Deklaratat e kryeministrit Edi Rama për vaksinën anti-COVID bënë që nënkryetari i LSI, Petrit Vasili të shpërthejë në sulme ndaj tij. Në një deklaratë për mediat, Vasili tha se Rama po gënjen shqiptarët për vaksinën. Sipas tij, ai tregoi se për çfarë realisht shkoi në SHBA disa ditë më parë.

 

“Edi Rama në vend që tu thoshte shqiptarëve se kur fillon vaksinimi dhe ç’sasi vaksinash janë siguruar, u shfaq duke kritikuar Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Evropën dhe duke qarë u qarë hallin atyre. Në një pozicion nga më qesharakët ky Kryeministër, më ndjeni për shprehjen karagjoz, i bën vërtetje Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Evropës, dy realiteteve të jashtëzakonshme për fuqinë ekonomike për zhvillimin e tyre të pamatë, që janë shembull për gjithë globin. Ky individ deklaroi gjithashtu në mënyrë të papërgjegjshme që vaksinë nuk ka, e vaksinë nuk del tha nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Si duket këto ishin konkluzionet që ky nxori kur shkoi të shihej sy më sy me prodhuesit e vaksinave, e ku në vend të vaksinave shqiptarët u pruri penelet e tij. Pra, taksat e shqiptarëve u shpenzuan që ky të bënte Pazar e të blinte penela në Nju Jork dhe të mos binte asnjë lajm, asnjë dozë të negociuar, asnjë kontratë paraprake, duke demonstruar një paaftësi dhe pazotësi për të drejtuar të paparë ndonjëherë në historinë e Shqipërisë nga asnjë kryeministër tjetër. I gënjeu shqiptarët dhe u tha që nuk del vaksinë nga Amerika, Serbia filloi vaksinimin me një vaksinë amerikane, Pfizzer. Ky kryeministër vulgar dhe i paaftë e lë Shqipërinë dhe shqiptarët në dorë dhe në mëshirë të fatit.”

 

Edi Rama tha më herët se situata është e vështirë për sigurimin e vaksinës sepse po prodhohet shumë më pak nga ç’kërkohet. Por ai ka bindjen se brenda dy muajve të parë të vitit 2021 shqiptarët do të kenë në dispozicion dozat e para.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *