Nënkryetari i LSI, Petrit Vasili krahasoi deklaratat e kryeministri Edi Rama në 2015 dhe atë të pak ditëve më parë për legalizimin e kanabisit.

Ai tha në “Facebook” se ky ndryshim do të thotë se dikush e ka detyruar kreun e qeverisë për këtë nismë.

“Askush më nuk mund të besojë Edi Ramën. Është skandaloz qëndrimi i Ramës për kanabisin. I kapur për fyti nga kriminalizimi Rama del paturpësisht edhe kundër vetes. Rama në selinë e BE në Tiranë deklaroi në 9 maj, pikërisht në Ditën e Europës, se do legalizojë kanabisin. Ja çfarë deklaroi: “Kemi thuajse një vit që punojmë nuk bëjmë asnjë punë pa u konsultuar me ekspertë vendas dhe të huaj. Nuk kemi ardhur të shpikim, por të mësojmë sa më shumë nga të tjerët. Shumë shpejt do të jetë gati dhe do të hapet për diskutim publik.” Por ishte po ky Edi Rama që thoshte të kundërtën në 2015. Po kush e zuri për fyti???”

Për këtë nismë Rama tha sot se po konsultohet me ekspertët, por theksoi se nuk ka pasur bisedime me përfaqësuesit e BE.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *