Nënkryetari i LSI, Petrit Vasili e quajti kryeministrin Edi Rama kusar. I pranishëm në takimin me strukturat që LSI pati në Durrës, Vasili tha se Rama u tall me fatkeqësinë natyrore, ndonëse presidenti Ilir Meta e paralajmëroi.

 

“Fatkeqësia e madhe e tërmetit të 26 nëntorit nxori në shesh probleme të mëdha. Kjo fatkeqësi nxori në dritë faktin s patëm një qeveri, që pati fatkeqësinë që të ketë një kryeministër të marrë, që u tallën edhe në fatkeqësi natyrore. Presidenti i Republikës Ilir meta e paralajmëroi këtë tragjedi, u tallën dhe pasojat ishin ata që ishin. Pse u tallën? Sepse janë një bandë që kanë si objektiv që të zhvasin nga katër anët. Kemi në pushtet një grup banditësh që duan vetëm para. Dje ndodhi një ngjarje shumë e rëndë, që dha sinjalin se Rama nuk mund të jetë më kryeministër. Ky është një kryeministër kusar.”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *