Kreu i Grupit Parlamentar të LSI, Petrit Vasili, ka komentuar mbi lajmin se nga 17 shtatori do të vendoset përsëri tarifa e kalimit në Rrugën e Kombit.

 

Përmes një postimi në rrjetin social Vasili u bën thirrje qytetarëve të refuzojnë pagesën pasi është vjedhje.

 

Sipas Vasilit, Rama për vete shkon në Surrel pa paguar asnjë lekë, ndërsa kuksianët e varfër duhet të paguajnë lekun e fundit për të hyrë në shtëpi.

 

“Qytetare refuzojeni pagesen e rruges se kombit se eshte vjedhje. Kryeministri per vete shkon ne shtepi ne SURREL pa paguar asnje lek,ndersa kukesianet e varfer duhet te paguajne lekun e fundit per te hyre ne shtepi. Qeveria hajdute kerkon serish qe te filloje pagesa te Rruga e Kombit,qe me parate e qytetareve te mbushe xhepat e saj dhe te oligarkeve. Pasi i beri leket rrush e kumbulla per vetura luksoze,ëc e zyra per qejf te saj tani do qe t’ju rjepe leket qytetareve te varfer. Qytetaret paguajne qindra milion euro per rruget ndaj dhe karburantin e kane shqepur me taksa dhe eshte me cmimin me te tmerrshem ne Europe krahasuar me pagat e mjerueshme te shqiptareve.

QYTETARE REFUZOJENI PAGESEN E RRUGES SE KOMBIT SE ESHTE VJEDHJE E TURPSHME.”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *