Duke e krahasuar situatën e koronavirusit me pikun e pandemisë, nënkryetari i LSI, Petrit Vasili shprehet se kemi një rritje me 400 për qind të rasteve.

Në një deklaratë për mediat, ish-deputeti theksoi se është shumë e qartë që e gjithë mënyra sesi është administruar kjo pandemi që nga fillimi ka qenë e gjitha mbi “spontanitetin, mbi mosmarrjen e masave efektive, mbi mosvlerësimin e atyre hapave të domosdoshëm”.

“Kjo situatë dhe ky spontanitet, papërgjegjshmëri ka bërë pikërisht këtë situatë të re. Nuk është e vërtetë dhe nuk ka asnjë të dhënë shkencore dhe profesionale që të mbështesë faktin që meqenëse Shqipëria filloi hapjen, ndaj dhe rastet u shtuan. Shqiptarët kanë sy dhe veshë, shikojnë fare mirë sesi u hapën shtete që kishin mijëra raste në ditë, siç ishte Italia fqinje, Spanja, Gjermania me numra të frikshëm, por asnjë shqiptar nuk ka parë që nga 9-10 mijë raste në ditë që kishte Italia pas hapjes të kishte 40 mijë, 4 fish siç ndodh në Shqipëri. Ka ndodhur e kundërta. Gjermania që kishte mijëra raste në ditë dhe mjaft viktima, sot ka rreth 140 raste, gati sa Shqipëria dhe vetëm një humbje jete, në një shtet me më shumë se 80 milion banorë. Po e njëjta gjë në Spanjë, anë e mbanë globit. Sigurisht testimi i gjerë në ato vende, marrja e masave efektive, krijojnë mundësinë se cila ishte kurba, ecuria e këtij fenomeni me ngjitjen maksimale dhe daljen e natyrshme, që ndodhte pikërisht kur rastet fillonin të ralloheshin.”

Sipas tij, qeveria ka bërë gabime shumë të rënda që po i “paguajmë edhe me jetë njerëzish”, ndërsa bën thirrje për ndërmarrjen e masave menjëhershme.

“Jo vetëm spitali të nderuar qytetar, por edhe qendra shëndetësore më e largët. Kontakti i një qytetar që mund te jetë mbartës i Covidit mund të jete në cdo pjesë të territorit. Ndaj masa kryesore ështe paisja me mjete mbrojtëse të bollshme të cilësisë shumë të mirë, në mënyrë që gjithë kjo armatë të jetë në efiçensë të plotë. Infektimi i mjekëve dhe humbja e jetës së tyre është një dëshmi tronditëse që kjo masë nuk mund të presë më. Nuk ka se pse qeveria bën PPP dhe koncensione dhe të kursjeë mbjetet mbrojtëse ku edhe mjeku i fundit i qëndrës shëndetësore duhet të jetë i pajisur me maskën dhe disifektant. Së dyti qeveria duhet të marrë menjëherë masat për subvencionimet e cmimit të e maskave në mënyrë që ato të blihen me cmiminin më të lirë të mundshëm dhe të arritshëm për të gjitha shtresat e popullatës. Sepse cdo njeri gëzon të drejten e madhe të shëndetit dhe nuk mundet që nje njeri që ka të ardhura të blejë maskën dhe një i varfër nuk mund ta blej atë për shkak se nuk mund të arrijë cmimin. Pra subvencionimin do të bënte përdorimin masiv te njerëzit e cila është një masë mbrojtëse efikase e provuar botërisht.”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *