Kreu i grupit parlamentar të LSI-së, Petit Vasili i është drejtuar Prokurores së Përgjithshme të Përkohshme, Arta Marku, se përse ajo nuk nis një hetim për ministrinë e Brendshme.

 

Përmes një postimi në profiling e tij Vasili shkruan se ministria e Brendshme po qaset nga kapsollat, duke theksuar faktin se pse prokuroria hesht në të gjithë këtë çështje.

 

“Pse Arta Marku nuk hap hetimin per Ministrine e Brendshme???

Sot Ministria e Brendeshme po qahet per kapsollat.

Po kush i lejoi te futen kur paskan qene te rrezikshme?

Pse s’foli asnje fjale deri tani Ministria e Brendeshme?

Pse nuk paditen ata qe kane miratuar futjen e tyre?

Cilet jane emrat e fajtoreve?

Eksperimentet qe po bejne sot keta te Ministrise se Brendshme pse nuk i bene dje?

Pse prokuroria hesht perpara kesaj afere?

Apo meqe prokuroria e qeveria jane njesh me njera tjetren s’ka as hetim,as pergjegjes dhe as fajtore.

Pa u vene gishtin fajtoreve, boll doli Ministria e Brendshme se u be gazi i botes dhe u katandis ne nje sekt hakmarresish qe dhunon qytetaret qe i paguajne per t’i mbrojtur.”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *