Kur vjen puna tek reforma zgjedhore, partitë politike në vend e kanë të vështirë të gjejnë gjuhën e përbashkët.

 

Listat dhe koalicionet përplasën edhe këtë të enjte mazhorancën me opozitën. Kjo e fundit vazhdon të këmbëngulë tek kërkesa e saj për t’ju drejtuar ODIHR. Petrit Vasili i bëri thirrje PS që të reagojë.

 

 

“Doja që të iu shpjegoj që bëhet fjalë për bojkotimin nga ana e Partisë Socialiste të marrëveshjes së 14 janarit dhe të 5 qershorit. Kërkesa parimore e opozitës së bashkuar është një kërkesë që ndërton konsensus, ndërton dialog dhe ruan frymën e 14 janarit që prodhohej dhe dokumenti shumë të rëndësishëm dhe marrëveshja e 5 qershorit. Sot jemi para faktit, ne shpresojmë shumë dhe jemi këtu me durim dhe do vazhdojmë të jemi me durim të presim që Partia Socialiste të mos bojkotojë në mënyrë përfundimtare, në mënyrë të njëanshme, të shkatërrojë konsensusin e 14 janarit dhe 5 qershorit dhe të shënojë së paku një rekord të ri pozitiv kundrejt ngjarjeve shumë të rënda, të miratimeve të njëanshme që ajo ndërmori në 30 korrik.”

 

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *