Kreu i grupit parlamentar të LSI, Petrit Vasili ka komentuar idenë në lidhje me ndryshimin e ligjit për Teatrin e Ri Kombëtar.

 

Përmes një statusi në rrjetin social Facebook Vasili shkruan se nëse do të bëhet ndryshim, duhet të ndryshojë edhe kryeministri.

 

“Deklarojne publikisht keta te rilindjes se dashkan te ndryshojne ligjin e teatrit dhe do bejne gare te hapur. Ky kryeministri ju kam thene kaq here, qe është shkollëpaket dhe e tallin te tijte. Ata i mesojne nje vjershe dhe ky e thote permendesh, se vete eshte elif matrak dhe nuk ja thote hic per shtet,e ligje, e rregulla. Ja cfare ka deklaruar e recituar kryeministri si papagall per garen e hapur per ligjin e teatrit: “Çfarë gare, kur aty është një tokë private, që kërkon ta shfrytëzojë. Aty është një sipërfaqe e pashfrytëzueshme, parking me makina të vjetra. Privati do të ndërtojë, ndërsa ne fitojmë Teatrin e ri. Çfarë gare do të bësh kur je i kondicionuar nga fakti që do të përfshish në këtë zhvillim prona që i zotëron dikush që ka emër dhe mbiemër.” Keto budallalleqe deklaroi ky kryeministri per garen e hapur. Po ndryshuan ligjin keta te rilindjes duhet te ndryshojne edhe kryeministrin, qe ja futi kot dhe gajasi dynjane me shkollepakesine e vet. Edhe ndryshimi i ligjit edhe kryeministri nuk rrijne dot.”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *