Pas mbërritjes së vaksinave kizenze në Shqipëri, ka ardhur reagimi i LSI-së.

Nënkryetari i kësaj force politike theksoi se vaksinat vijnë pa asnjë siguri të certifikuar, teksa e cilësoi një eksperiment të rrezikshëm për shqiptarët.

“Vaksinat kineze per shqiptaret, pa asnje siguri te certifikuar, eksperiment shume i rrezikshem per shqiptaret?? Vaksinat kineze ofrojne vetem rreth 50% efikasitet. Vaksinat kineze nuk jane certifikuar nga EMA(Agjencia Europiane e Barnave). Vaksinat kineze nuk jane certifikuar as nga FDA (Food and Drug Administration) i Shteteve te Bashkuara te Amerikes. Vaksina kineze pas fillimit te aplikimit ne Brazil u bllokua. Perse shqiptaret duhet te marrin vaksina te pasigurta? Me vetem 50% efikasitet, do te thote nje eksperiment i rrezikshem, ku gjysma e shqiptareve do te mbeten njelloj te pambrojtur dhe ekstremisht te rrezikuar nga COVID. Shqiptaret nuk jane kavje per eksperimente. A e di Edi Rama, qe te gjitha pergjegjesite e lojrave te tij politike me shendetin e shqiptareve bien vetem mbi te? Shendeti i Shqiptareve nuk mund te behet pre e histerise elektorale per pushtet te Edi Rames. Shoë me vaksinat eshte shfaqje ç’njerezore e Edi Rames ne dem te shendetit te shqiptareve. Shihni ne FOTO me poshte se ku radhitet Vaksina Kineze.”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *