Nënkryetari i LSI, Petrit Vasili zhvilloi takime me qytetarët e Rrogozhinës dhe Kavajës këtë të premte, për t’u prezantuar programin elektoral të LSI.

 

Pas takimeve, Vasili u shpreh në rrjetet sociale se qytetarët duan përmbysjen e madhe në 25 prill. Ai kërcënoi se ata që kanë grabitur pronat do të përfundojnë në qeli.

 

“Stuhi dhe ndëshkim mbarëpopullor!! Në Rrogozhinë dhe Kavajë fryn shumë e fortë stuhia e fitores së referendumit të 25 prillit. Sot nga Rrogozhina dhe Kavaja ndihet më shumë se kurrë permbysja, që është shndërruar në një mision mbarëpopullor. Asnjë bastard antishtet dhe antiligj në qeveri dhe bashki nuk do t’i shpëtojë dot ndëshkimit të votës së popullit. Horrat që grabisin pronat me letra bakallesh dhe që kthejnë zyrat e qelbura elektorale të rilindjes në gjendje civile i pret burgu.”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *