Nënkryetari i LSI-së, Petrit Vasili thekson se gjendja e pandemisë dhe trajtimi i saj kërkon një ndryshim rrënjësor, duke shtuar është i rëdësishmë trajtimi i qindra të sëmurëve me koronavirus në banesë.

Në një deklaratë për mediat, Vasili tha se në total javën e fundit nummërohen mbi 1 mijë raste të reja pozitive dhe me pak se 10 për qind trajtohen në spitale.

“Kemi hyrë në periudhën e vjeshtës e më tej vjeshtë-dimri ku situata shëndetësore e vendit parashikohet dhe në mënyrë të pashmangshme do të jetë më e vështirë dhe më e komplikuar sesa çdo vit tjetër për arsye të bashkëjetesës me pandeminë e Covid 19-ës, e cila qartësisht është jashtë kontrollit të autoriteteve shëndetësore dhe të qeverisë, e për pasojë shqiptarët do të përballen me një situatë të vështirë, e cila po nuk u organizua sot në themelin e saj, do t’i vërë ata përpara vështirësive të mëdha. Ky trajtim në shumicën dërrmuese të rasteve, është një trajtim, i cili po u kushton shqiptarëve të varfër në kushtet e krizës, në kushtet e papunësisë, në kushtet e mbylljes së pafundme të bizneseve, të një pamundësie ekonomike ekstreme, prapë iu kushton qindra miliona lekë deri në 1 milion lekë të vjetra, të cilat kuptohet qartësisht që janë një rrënim për buxhetet familjare, por njëkohësisht një rrënim, i cili nuk prodhon trajtimin mjekësor të duhur, e ku për pasojë rastet e rënda vijojnë, e aq më keq rastet e lëna pas dore vazhdojnë të shfaqen, e ku rastet e rënduara për shkak të mos trajtimit të duhur shëndetësor shkojnë në fazën e fundit në spital ku shpesh herë fundi, është një fund fatal dhe ai që nuk do të donim asnjë prej nesh.”

Sipas Vasilit, shteti ka përgjegjësinë që t’i trajtojë të infektuarit që qëndrojnë në shtëpi gratis për të gjitha barnat e tyre dhe për të gjitha shërbimet e tre deri ditën kur të dalin negatvë. Për Vasilin, ky është një hap i domosdoshëm për shëndetin e njerëzve.

“Natyrshëm nuk mund të vonojë më dhe nuk mund të vazhdojë më qeveria që me arrogancën që e ka karakterizuar deri më tani, me paaftësinë profesionale dhe shkencore, të vazhdojë në këtë situatë dhe të mos lëvizë gishtin, të mos prononcohet, të mos hedhë asnjë hap për të krijuar Qendrën Kombëtare të Koordinimit të Pacientëve me Covid që trajtohen në banesë. Të gjithë këta pacientë, shteti ka përgjegjësinë që t’i trajtojë gratis për të gjitha barnat e tyre dhe për të gjitha shërbimet e tyre deri në ditën që ata negativizohen, pra që nuk janë më bartës të COVID. Ky hap është një hap i domosdoshëm, jetik, i pashmangshëm për shëndetin e njerëzve, i cili nuk mund të jetë në duart e vetë qytetarëve, por duhet të jetë në duart e personelit mjekësor, i cili i mbështet, i ndihmon me ndihmë profesionale, i ndihmon dhe qeveria i siguron të gjitha instrumentet, barna dhe shërbime që nuk janë më në ngarkesë të qytetarit që i ka të pamundur t’i përballojë. Kjo siguron një qasje komplet të re, por njëkohësisht u del përpara risqeve të mëdha dhe kryqëzimit të situatës jashtë kontrollit të COVID, me situatën e gripeve stinore, të rëndimit të natyrshëm të shumë sëmundjeve kronike, kardiovaskulare, respiratorë, alergjike, të cilat do ta vinin përfundimisht sistemin shëndetësor në një kolaps të vërtetë dhe ku të jeni të bindur që spitalet nuk do mundeshin kurrën e kurrës të përballonin flukse kaq të mëdha.”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *