Teksa në PD ka nisur lëvizja kundër Lulzim Bashës, Lëvizja Socialiste për Integrim i doli në krah kryedemokratit.

 

Nënkryetari Petrit Vasili deklaroi se përqendrimi i opozitës tani duhet të jetë rinumërimi i votave të pavlefshme dhe zbardhja e krimeve zgjedhore.

 

Nëse veprohet ndryshe dhe kërkohen dorëheqje, shtoi ai, pengohet puna për të bërë transparente çdo votë.

 

“Zgjedhjet vazhdojnë dhe opozita ka detyrë të mbrojë vullnetin e sovranit deri në rinumërimin e votës së fundit. Çdo kërkesë për dorëheqje apo analizë e nxituar ndihmon Satrapin e zgjedhjeve të fshehë krimet zgjedhore dhe legjitimojë manipulimet e bëra. Ndaj detyra e tërë opozitarëve është të përqendrohemi te rinumërimi dhe transpareca e çdo vote. Ndryshe, kushdo që bën lojën e Satrapit të zgjedhjeve të lira dhe është i shitur tek ai”, tha Petrit Vasili në “Facebook”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *