Nënkryetari i LSI, Petrit Vasili ka sulmuar qeverinë në lidhje me vendimin për të ndaluar lëvizjen e lirë të të gjithë qytetarëve që do të pengojnë zgjedhjet në 30 qershor.

 

Në një psotim në “Facebook”, Vasili e akzuon qeverinë se do të ndalojë të gjithë shqiptarët që, sipas tij, nuk duan që të ketë kriminel në qeveri.

 

Duke cituar Kushtetutën, nënkryetari LSI thekson se qeverisë nuk i intereson fare ligji.

 

“Kur do ta miratoje Landfilli ndalimin e shqiptare per te dale jashte shtetit!!! Landfilli me i ri, Parlamenti, me urdher te Bablokut do te miratoje qe shqiptareve tu ndalohet te dalin jashte shtetit. Do tu ndalohet me “te drejte” shqiptareve te dalin jashte shtetit,se duan qe ne Shqiperi te kete zgjedhje dhe jo votime,nuk duan te kene kriminelet ne qeveri,nuk duan qe qeveria tu grabise qindra milione euro me koncesione e rruge floriri. Kur do ta votoje Landfilli? Pse po vonon Landfilli ? Kushtetuta e Shqiperise thote ne nenin 38 pika 2 se: “Askush nuk mund te pengohet te dale lirisht jashte shtetit”. Po Landfillit me i ri as nuk i rruhet fare per kete Kushtetute. Landfilli i Bablokut ka Kushtetuten e çunave te Shijakut. Landfilli ka edhe Kushtetuten e Termet Gjiknurit,Ulsiut. Landfilli me Kushtetuten e Cunave te Shijakut e te Ulsiut votoi Arta Markun,votoi vjedhjet gjigande te rrugeve,votoi shkaterrimin e Teatrit Kombetar e dhjetra hajduterira te tjera. Çdo lloj plehre,qe urdheron Babloku e pranon,e miraton dhe e voton pa siklet Landfilli. Shqiptaret le te izolohen,pa le te na rroje Landilli me gjithe llojet e mbeturinave,qe ka brenda.”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *