Nënkryetari i LSI, Petrit Vasili kërkoi nga kryeministri Edi Rama që të flasë publikisht për pagat e shqiptarëve, të cilat sipas tij, janë më të ulëtat në rajon.

Vasili tha në “Facebook” se Rama po zhvat qytetarët dhe u shpreh se kjo gjë duhet të marrë fund.

“Turp kryeministër, Shqipëria ka pagat më të ulëta në rajon!! Pagat më të ulëta se Kosova, me të tjerët Shqipëria është shumë më larg. Dil e fol kryeministër për pagat e shqiptarëve. Boll i grabite. Boll i zhvate me koncesione e PPP. Boll i gënjeve me projekte imagjinare. Boll i fute në borxhe të frikshme. Boll i grabite me tendera sekrete, me bojatisje muresh, me pllaka bulevardi që shqepen çdo vit.”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *