Petrit Vasili ka reaguar pas publikimit të ndryshimeve që do të bëhen në Kodin Penal, ku bie në sy ashpërsimi I dënimeve për disa vepra.
Por drejtuesi I LSi ndalet tek neni 2 , ku sipas tij me iniciativen e qeverisë Rama, po kërkohet burg për mjeket, për neglizhence mjekësore.
Vasili thotë se me kete iniciative, Rama po kërkon tua kalojë edhe nazisteve duke bërë ligje si të fusë në burg mjeket.
Statusi i plote i Vasilit ne facebook:
Edi Rama jua kalon edhe nazisteve,kerkon burg per mjeket !?
Edi Rama ben ligje si e si te fuse ne burg mjeket.
Edi Rama i urren mjeket,i perçmon,i stigmatizon dhe egersine e finalizon duke bere ligj qe ti beje mjeket te jetojne ne ankth e terror.
Edhe nazistet te njohur per mizorine pa kufi te tyre,kishin nje raport te kujdesshem me mjeket, aq sa edhe mjaft mjeke arriten te kthehen te gjalle nga kampet e perqendrimit.
Vetem Edi Rama po lufton tua kaloje edhe nazisteve.
Por fundi i histerive te tilla kriminale, te autokrateve psikopatikë, eshte i ditur,eshte i dhimbshem dhe i pashmangshem.
Shiheni miq se si ky kryeminister,qe u siguron lirine krimineleve dhe te korruptuarve kerkon te fuse ne burg mjeket,infermieret,
sanitaret e ç’ti dale perpara.Lexojeni vete:
Që në në nenin 2 të këtij ligji kërkohet të ndryshohet neni 96 për neglizhencën në trajtimin mjekësor. Sipas ndryshimeve të propozuara kërkohet që ky nen të bëhet:
“Neglizhenca në trajtimin mjekësor të të sëmurëve, nga ana e profesionisit mjekësor shëndetësor ose personnelit ndihmës, kur ka rrezikuar jetën e personit apo ka shkaktuar gjymtimin e tij të përhershëm, dënohet më gjobë ose burgim deri në dy vjet.
Neglizhenca në trajtimin mjekësor të të sëmurëve, nga ana e profesionistitb shëndetësor ose personelit ndihmës, kur ka shkaktuar vdekjen e personit, dënohet me burgim deri në katër vjet.
Po kjo vepër, ku ka shkaktuar infektimin e të sëmurëve me infeksionin HIV/ AIDS, dënohet me burgim nga tre deri në në shtatë vjet”.