Ish-deputeti i LSI, Petrit Vasili ka ngritur shqetësimin se shit-blerja e votave në vend ka shkatërruar demokracinë.

 

Në një dalje për mediat, nga selia e LSI, Vasili nuk I kurseu as akuzat në drejtim të qeverisë. Sipas tij, e vetmja palë që nuk ka ngritur shqetësim për shit-blerjen e votës është mazhoranca pasi është e vetmja që ka përfituar nga ky fenomen.

 

Vasili njoftoi se opozita do të vijojë me denoncimet ndaj shit-blerjes së votës ndërsa theksoi se dosje 339 ka zbardhur gjithçka.

 

“Kryeministri i prodhuar me votat e kriminelëve në 2017 nuk pati asnjë lloj pretendimi për zgjedhjet dhe shit-blerjen e votës, sepse ishte frymëzuesi dhe përfituesi i vetëm i saj. OSBE -ODIHR e ka vlerësuar se zgjedhjet janë vjedhur e këtu mbytet liria politike Dosja 339 është një turp për atë se në këtë vend kriminelët kanë vendosur për gjithçka.”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *