Nënkryetari i LSI, Petrit Vasili kërkoi që edhe kryeministri Edi Rama të pyetet nga drejtësia për menaxhimin e pandemisë, njësoj siç po ndodh me italianin Giuseppe Conte.

Në një deklaratë për mediat, Vasili tha se sot është e dhimbshme që me virusin po përballen edhe stafet mjekësore, këtë herë si pacientë.

“Refuzuan të bënin testim të gjerë. Refuzuan të aktivizonin mjekun e familjes. Refuzuan te venin në përdorim e të blinin në masë mjetet mbrojtëse. Për personelin mjekësor në radhë të parë, por edhe për qytetarët në tërësi në radhë të dytë. Dhe për shkak të kësaj, lajmet që vinë nga personeli mjekësor janë njëri më i dhimbshëm se tjetri. Megjithëse Italia hyri dhe doli nga një pandemi shumë e vështirë dhe problematike, ishte vendi më kritik për shfaqjen e sa, pra doli të kishte një përballim të suksesshëm të saj e megjithatë kryeministrit Conte është nën hetim. Prokuroria Shqiptare fle gjumë, rri e flladitet në gjumin e vapës, këto deklarime që unë bëj publike janë deklarime të këtij kryeministri që kanë prodhuar pasoja të rënda për shëndetin publik të njerëzve  në përgjithësi, ku kanë krijuar pasiguri, kanë krijuar stres e mbi të gjitha kanë rrënuar ekonominë shqiptare, e cila vazhdon të thellohet në katastrofën e saj, pasi nuk ka mundësi të dalë.”

Vasili e vuri theksin edhe tek mbyllja e kufijve të Bashkimit Evropian për Shqipërinë. Ai arriti në përfundimin se ky vendim u mor për shkak të menaxhimit të keq të pandemisë nga qeveria socialiste.

“Europa ka izoluar Shqipërinë pikërisht për këtë arsye, vendet e rajonit kanë bllokuar Shqipërinë për këtë arsye, interesa ekonomike pafund, fate njerëzish, fate familjesh të varfra që nxjerrin ato të ardhura të pakta për të mbajtur shpirtin gjallë përpara një shteti që nuk i ndihmon, ndodhen në një moment kritik dhe ky fajtor është atje, shpërdorues i qetë, i pa prekur, i pa ndëshkuar.”

Sipas nënkryetarit të LSI, duhet të hiqet dorë nga fajësimi i qytetarëve për situatën në të cilën ndodhemi.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *