Nënkryetari i LSI, Petrit Vasili bëri thirrje që askush të mos tërhiqet nga kauza për të mbrojtur godinën e Teatrit Kombëtar.

Duke marrë shkas nga tensionet e sotme mes policisë bashkiake dhe aktivistëve, Vasili tha se ata po provokojnë. Sipas tij, duhet të sakrifikohet për të ruajtur vlerat dhe identitetin e kulturës.

“Asnjë hap pas, përballë maskarenjve dhe hajdutëve të bashkisë që provokojnë teatrin! Teatri, artistët dhe qytetarët provokohen sërish sot nga gangsterët e rilindjes në bashki. Sejmenët e megavjedhjes së ideuar nga Rama u shfaqën si provokatorë ordinerë kundër teatrit. Asnjë nuk do të bëjë asnjë hap pas për t’jua falur Teatrin Kombëtar këtyre maskarenjve. Horrat e drogës dhe të krimit të veshur me pushtet janë lëshuar si çakenj mbi kulturën, mbi pronën publike duke shkelur ligjin dhe Kushtetutën. Çdo anëtar, simpatizant e mbështetës i LSI është dhe do të jetë deri në fund në krah të mbrojtësve të Teatrit Kombëtar dhe të gatshëm për çdo sakrificë në ruajtje të vlerave të identitetit të kulturës dhe të pronës publike.”

Më herët reagoi demokratja Albana Vokshi, e cila po ashtu shprehu mbështetjen e PD për aktivistët.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *