Në Maqedoninë e Veriut një pacient 46-vjeçar është identifikuar si mbartës i mutacionit të koronavirusit që u zbulua në Britaninë e Madhe.

 

Ai ka deklaruar se nuk ka pasur kontakt dhe nuk ka udhëtuar jashtë shtetit. Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe deklaroi se ky mutacion i virusit transmetohet 70% më shpejt, por nuk ka vend për panik.

 

Ndërkohë, qeveria ka miratuar planin e vaksinimit të popullsisë, ndërsa dozat e para nga kompanitë Pfizer dhe BionTech pritet të mbërrijnë në fillim të muajit shkurt.

 

Autoritetet kanë njoftuar se janë në bisedime për furnizimin edhe me vaksina kineze kundër Covid-19, ndonëse kanë theksuar se prioritet mbetet furnizimi përmes programit COVAX.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *