Komisioneri për Zgjerimin në BE, Oliver Varhelyi mirëpriti vendimin e PS-PD për t’u ulur në tryezën e Këshillit Politik për të diskutuar për listat e hapura dhe koalicionet parazgjedhore.

Megjithatë, ai tha në “Twitter” se marrëveshja e 5 qershorit nuk duhet të preket.

“Reforma zgjedhore në Shqipëri. Është mirë që Këshilli Politik do të diskutojë ndryshimet e propozuara në sistemin zgjedhor. Gjithëpërfshirja është mënyra e duhur për çështjet elektorale. Marrëveshja vendimtare e 5 qershorit ruhet dhe votohet shpejt në ligj pasi adreson një kusht kryesor për bisedimet e pranimit të BE.’’

Këshilli Politik do të mblidhet të hënën dhe për herë të parë do të marrin pjesë edhe Edi Rama dhe Gazment Bardhi.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *