Pas publikimit të raportit mbi hapat e hedhur nga Shqipëria në rrugën e anëtarësimit në Bashkimin Evropian, komisioneri për zgjerimin, Oliver Varhelyi vizitoi Tiranën. Gjatë konferencës për shtyp me kryeministrin Edi Rama, ai u ndal edhe tek votimi ne parlament, që sanksionoi me ligj ndryshimet në kodin elektoral për ndalimin e koalicioneve parazgjedhore.

 

OLIVER VARHELYI

KOMISIONERI EVROPIAN PER ZGJERIMIN

Për sa i përket reformës zgjedhore, ne po analizojmë për çfarë ka votuar kuvendi. Duke u bazuar tek debati politik që është zhvilluar më parë dhe gjatë procesit të votimit në kuvend, duket që ka të bëj me një çështje në thelb. Për aq kohë sa koalicionet pas-zgjedhore nuk parandalohen dhe nuk bëhen të vështira që të lejohen me anën e këtyre reformave atëherë ne mund ta shikojmë atë ligj me një mendje të hapur, por nuk mund të kufizojmë të drejtat e të zgjedhurve për të formuar koalicione qoftë më parë qoftë pas zgjedhjeve. Kjo është një çështje kyçe. Për reformën  e datës 5 qershor ishte tejet e rëndësishme dhe besoj shumë që në bazë të asaj marrëveshje ti kemi të gjitha partitë pjesëmarrëse në zgjedhje.

 

Për mbajtjen e konferencës së parë ndërqeveritare që komisioneri e parashikoi të zhvillohej brenda këtij viti, kusht kryesor mbetet funksionimi i Gjykatës Kushtetuese.

 

OLIVER VARHELYI

KOMISIONERI EVROPIAN PER ZGJERIMIN

Duhet punë në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, ka lëvizje në Gjykatën Kushtetuese, na duhet të jetë funksionale, gjyqtarët e Gjykatës Kushtetuese të bëjnë punën. Duhet që këto organe të bëjnë punën e tyre në mënyrë që të ecim drejt konferencës së parë ndërqeveritare.

 

 

Në planin ekonomik Oliver Varhelyi tha se Bashkimi Evropian është angazhuar për të ndryshuar panoramën ekonomike të Shqipërisë dhe gjithë rajonit të Ballkanit në pesë vitet e ardhshme. 9 milionë euro në formën e granteve është shuma që BE- synon të investojë në sektorin e punësimit, infrastrukturës apo teknologjisë.

 

OLIVER VARHELYI

KOMISIONERI EVROPIAN PER ZGJERIMIN

 

Ne po përcaktojmë 9 miliardë euro me grante për këtë plan. Po bashkëpunojmë me partnerët ndërkombëtarë dhe institucionet financiare në mënyrë që të rrisim këtë fond edhe me 20 miliardë euro në garanci. Një projekt madhor ekonomik që fokusohet në rritjen e punësimit dhe rritje ekonomike. Kemi parë që ka probleme në infrastrukturë si atë rrugore dhe digjitale. Shqipëria do të mund të jap furnizimin e gazit për gjithë rajonin. Ne jemi të gatshëm të sjellim në pararoje ato projekte që janë të rëndësishme, të flasim për korridoret blu, projektin e gazsjellësit edhe të ndërtimit të dy hidrocentraleve. Janë projekte madhore që do të ndryshojnë klimën e investimeve, kjo është shumë kyçe  sa edhe dhe sundimi i ligjit luan një rol të rëndësishëm në klimën e biznesit që të jetë e garantuar, me një gjyqësor të pavarur dhe të kemi parashikueshmërinë e te gjitha mjediseve legjislative që kanë të bëjnë me aktivitete e biznesit.

Para se ti drejtohej një darke me kryeministrin Edi Rama, komisioneri për zgjerimin pati një takim edhe me presidentin Ilir Meta.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *