Në fokus të bisedës që Komisioneri për Zgjerimin e BE-së, Oliver Varhelyi zhvilloi me ministrin e Jashtëm gjerman, Heiko Mass, ka qenë procesi i zgjerimit të Ballkanit Perëndimor.

Nëpërmjet një postimi në Twitter, Varhelyi tha se ata diskutuan për procesin e zgjerimit drejt BE, duke nisur me bisedimet për pranimin e Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut.

“Diskutim i mirë sot me ministrin e Jashtëm gjerman, Heiko Maas. Shkëmbyem pikëpamje mbi Ballkanin Perëndimor dhe nevojën për të ecur përpara procesi i zgjerimit të Bashkimit Europian, duke filluar nga bisedimet e pranimit me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut sa më shpejt që të jetë e mundur. Mbështetja jonë për rajonin në luftën kundër COVID19 vazhdon”, shkruan Oliver Varhelyi.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *