Komisioneri për Zgjerimin e BE, Oliver Varhelyi kërkoi që Gjykata Kushtetuese të ngrihet sa më parë. Ai tha në një konferencë për shtyp se ky është një kusht për hapjen e negociatave dhe se diçka e tillë duhet të ndodhë para Konferencës së parë Ndërqeveritare.

 

“Kushti që ne kemi në përfundimet e Këshillit që hapin rrugën për negociatat e bën shumë të qartë që duhet një Gjykatë Kushtetuese funksionale përpara Konferencës së parë Ndërqeveritare. Inkurajojmë të dyja palët që të vijojnë punën që Gjykata të bëhet funksionale.”

 

Varhelyi vlerësoi gjithashtu se vendi ynë ka bërë shumë progres dhe se meriton për një përgjigje pozitive nga BE.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *