Subscribe

Komisioneri për Zgjerimin, Oliver Varhelyi deklaroi se zgjedhjet e prillit do të jenë një test për Shqipërinë për reformën zgjedhore dhe mbajtjen e Konferencës së Parë Ndërqeveritare. Në një konferencë të përbashkët me kryeministrin Edi Rama në Tiranë, Varhelyi nënvizoi se nuk duhet të ndalohen koalicionet, qoftë para, ashtu edhe pas zgjedhjeve.

 

“Ne na duhet reformë e besueshme zgjedhore, ku të kemi zgjedhje të lira dhe të ndershme. Ky do të jetë testi, këto zgjedhje do të jenë testi për Konferenvcën e Parë Ndërqeveritare. Po analizojmë votimin, por mund t’ju them duke u bazuar tek debati politik para procesit të votimit, duket që ka të bëjë me një çështje në thelb. Në lidhje me këtë unë thjesht do të përsërsis atë që thash dje: përsa kohë që koalicionet paszgjedhore nuk do të pengohen, nuk do të ketë problem. Është çështje kyçe të mos pengohen formimet e koalicioneve qoftë para, qoftë pas zgjedhjeve. Të gjitha partitë politike të marrin pjesë në zgjedhje.”

 

 

Gjithashtu, Komisioneri përsëriti kushtin tjetër të rëndësishëm për të bërë hapa para për hapjen e negociatave. Ai tha se para se të organizohet Konferenca e Parë Ndërqeveritare, duhet të jetë funksionale Gjykata Kushtetuese.

 

“Përgëzuam kryeministrin për të gjitha arritjet dhe punën e pareshtur e Shqipërisë. Duhet të shikojmë që gjyqtarët e Gjykatës Kushtetuese të jenë në punë dhe të bëjnë punën. Unë vizitova edhe anëtarët e ndryshëm të organeve të vetingut. Vetingu, rivlerësimi, është kyç që Shqipëria të ecë përpara dhe të organizohet Konferenca e parë Ndërqevceritare. Këto organe të bëjnë punën e tyre. Ata nuk besoj s’e dinë sa të famshëm janë jashtë Tiranës sepse ne i përdorim si standard për t’i krahasuar.”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *