Skip to content
  • Kreu
  • Kryesoret
  • Aktualitet
    • Politike
    • Kronike
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kulture
    • Vendi
    • Kosova
    • Bota
  • Rajoni
  • Opinion
  • Gossip
    • Lifestyle
    • Showbiz
  • Sport
  • LIVE
  • EMISIONE
  • SERIALE
Marina Orikum
11 July 2026
Vizion fokus

Vrasja e Koçekut u bë për gjakmarrje? Flet familjari...

Ekzekutimi i Aleksandër Koçekut, breshëri plumbash mbi makinë, dalin...

Dita e 42-të e protestës, qytetarët nisin marshimin në...

Erdogan përkujton gjenocidin e Srebrenicës: Nuk do të harrohet...

31 vjet nga gjenocidi i Srebrenicës, Kos: Rruga drejt...

Makinat përplasen kokë më kokë në aksin Rrogozhinë-Peqin, 5...

Vrasja në Shkodër, dyshohet gjakmarrje! Dy vite më parë...

Detaje nga vrasja në Shkodër, viktima u gjet në...

Vrasje në Shkodër

Dita e 42-të e protestës, nis grumbullimi i qytetarëve...

Varësia nga interneti: Çdo të ndodhte po të “fikej” për 24 orë?

Nga Rachel Nuwer
16 Shkurt 16:39

Profesor Jeff Hancock parapëlqente t’i jepte studentëve të tij në Universitetin e Standfordit detyra në fundjavë, në mënyrë që të testonin disa prej koncepteve që diskutoheshin në leksion. Madje, përpara vitit 2008, ai, ndonjëherë, i sfidonte studentët e tij për të qëndruar pa internet për të paktën 48 orë. Më pas, diskutonte pasojat me ta.

Por kur Hancock u kthye në punë në 2009-ën, pas një viti të gjatë sabatik, gjërat kishin ndryshuar.

“Kur tentoi të riaplikonte metodat e tij të vjetra, klasa u ngrit në revoltë , – theksoi Hancock, i cili studion psikologjinë dhe ndikimin social të komunikimit në internet.  Sipas tij, për studentët kjo gjë ishte diçka e pamundur.

Ata argumentonin se të ndërpresësh marrëdhëniet me internetin, qoftë edhe për një fundjavë, i shkaktonte atyre një dëm në përgatitjen e detyrave për lëndët e tjera, u shkatërronte jetën sociale, e, madje, miqtë dhe familjarët merakoseshin aq shumë për ta, sa besonin se mund t’u kishte ndodhur një gjë e tmerrshme. Prej asaj dite, Hancock nuk e aplikoi më metodën e tij të vjetër me studentët.

“Kjo ngjarje ndodhi në vitin 2009. Tani me këtë nivel penetrimi të telefonisë së lëvizshme, nuk e di se çdo të ndodhte me studentët, nëse do t’u kërkoja të ndërprisnin lidhjet me internetin. Ndoshta, mund të kërkonin dhe largimin tim nga universiteti, – përfundon Hancock.

Interneti, sigurisht që ka ndryshuar stilin tone të jetës, por çfarë do të ndodhte nëse do ta ndalim atë për 1 ditë të vetme? Impakti që do të kishte nuk duket  të jetë ai që prisnit.

Në vitin 1995, më pak se 1% e popullsisë së botës ishte online. Interneti ishte një kuriozitet, përdorej më së shumti nga njerëzit në Perëndim. Ditët e sotme, pothuajse 20 vite më pas, 3.5 miliardë persona në mbarë botën janë të lidhur me internetin, sa gjysma e njerëzve në planet. Ky numër po rritet me shpejtësi marramendëse, në vlerë 10 vizitorë në sekondë.

Sipas Pew Research Centre, një e pesta e amerikanëve thonë se përdorin internetin në mënyrë konstante, 73% e përdorin atë çdo ditë.

Shifrat në Mbretërinë e Bashkuar janë të ngjashme. Në sondazhin e vitit 2016 pothuajse 90% e personave madhorë kanë pohuar se kanë përdorur internetin tre muajt e fundit.  Për shumë prej tyre është e pamundur të imagjinojnë jetën pa internet.

“Një nga problemet më të mëdha me internetin sot, është se njerëzit nuk kuptojnë shkallën/nivelin  që ne i kemi lejuar internetit në hyjë në çdo aspekt të jetës sonë”, thotë William Dutton nga Universiteti i Miçiganit, i cili është autor i librit “Shoqëria dhe interneti”. Sipas tij, njerëzit as nuk e çojnë dot nëpër mend të mos kenë akses në internet.

Interneti shpeshherë është i “dhunueshëm”. Sulmet kibernetike janë të mundshme. Kabujt e internetit  ndonjëherë mund të dëmtohen aksidentalisht nga sulmuesit e internetit.  Në vitin 2008 njerëzit në Lindjen e Mesme, Indi dhe Azinë Juglindore u rrënuan nga ndërprerjet e shumta të internetit në tri raste të ndryshme kur kabujt nën det u prenë ose u interferuan.

Disa qeveri kanë “vrarë shpërndarësin” (kill the swich), i cili ka fikur internetin në vend. Egjipti e bëri këtë fikje gjatë periudhës së Pranverës Arabe në vitin 2011, me qëllim për ta bërë atë më të vështirë për protestuesit  për të koordinuar aktivitetet e tyre.

Turqia dhe Irani e kanë fikur lidhjen me internetin gjatë protestave. Mendohet se Kina do të ketë “swich-in” e saj. Senatorët amerikanë kanë propozuar të krijojnë një “çelës” të vetin si mjet për t’u mbrojtur nga sulmet kibernetike.

Megjithatë të krijosh një kill swich nuk është e lehtë. Sa më i zhvilluar dhe i madh të jetë një vend, aq më e vështirë është të fikësh komplet internetin, pasi ka shumë ndërlidhje ndërmjet rrjeteve brenda dhe jashtë kufijve kombëtarë.

Ndërprerjet nuk mund të zgjasin për shumë kohë. Ka një ushtri njerëzish të cilët do t’i rregullonin përsëri gjërat. Kompanitë e internetit kanë planifikim dhe personelin e nevojshëm për të rregulluar gjithçka nëse ndodh diçka e tillë. Specialistët e internetit kanë eksperiencën e duhur për lidhjet me internetit.

Si fillim, impakti në ekonomi nuk do të ishte shumë i rëndë. Në vitin 2008 ekspertët analizuan efektin ekonomik në Shtetet e Bashkuara nga ndërprerja e internetit dhe nga statistikat e përgjithshme ekonomike, zbuluan se impakti financiar i një ndërprerjeje të mundshme ishte çuditërisht jodomethënës,  të paktën për ndërprerje deri në katër ditë.

“Nëse çdo kompani do të fikte kompjuterin për pak orë çdo muaj dhe njerëzit do të bënin punën e shtyrë/të mbledhur, kompanitë do të kishin benefite të produktivitetit të tyre”.

Në disa raste, të fikësh internetin për një periudhë të shkurtër kohe mund të rrisë produktivitetin.

Nëse një kompani do të kishte problem me ndërprerjen e internetit mbi katër orë, punonjësit do të vazhdonin të bënin punën e tyre normalisht, jo me internet, por me letra, shkresa etj.

Aeroplanët fluturojnë pa internet dhe trenat dhe autobusët do të vazhdonin punën. Efekt në transport do të kishin ndërprerjet e gjata të internetit.

Efektet psikologjike si ndjesia e akthit dhe izolimit do të përfshinin njerëzit. Pjesa më e madhe e internetit ka për qëllim komunikimin me njëri-tjetrin.  Ne jemi mësuar të lidhemi në internet me këdo, kudo dhe në çdo kohë.

Sipas studiuesit William Dutton, shumica e njerëzve që përdorin internetin janë më socialë se ata që nuk e përdorin internetin.

Stine Lomborg nga Universiteti i Kopenhagenit pohon se mungesa e internetit mund t’i bëjë njerëzit më socialë në disa situate të caktuara, si p.sh. do të detyronte kolegët dhe bashkëpunëtorët të flisnin me njëri-tjetrin sesa të dërgonin e-mail.

“Bota nuk do të shembej nëse nuk do të kishim akses në internet për një ditë”, thotë ajo. Por për shumicën e njerëzve edhe një ditë e vetme pa internet do të ishte e tmerrshme.

Mungesa e internetit do t’i bënte njerëzit të njiheshin më mirë me rëndësinë e jetës së tyre.

Përktheu nga BBC: Gerta Banushi 

Posted Under:
Opinion
Tagged:
Gerta Banushi Interneti Varësia

Nga e njëjta kategori

Çfarë do të thotë kapja e Maduros për Rusinë?

më shumë...

Dronët ukrainas që po godasin arkën e luftës së Rusisë

më shumë...

“Lokalet” në Kosovë do të sjellin ndryshim pushteti në veri

më shumë...

A mund të heqë dorë Turqia nga energjia ruse?

më shumë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Minute pas minute

10:46

Vrasja e Koçekut u bë për gjakmarrje?...

10:37

Ekzekutimi i Aleksandër Koçekut, breshëri plumbash mbi...

10:18

Parashikimi i motit për ditën e diel,...

9:57

Dita e 42-të e protestës, qytetarët nisin...

9:49

Pse kafeja mund të përkeqësojë stresin?

9:35

Këto momente mund të jenë fillimi i...

9:12

Erdogan përkujton gjenocidin e Srebrenicës: Nuk do...

9:02

31 vjet nga gjenocidi i Srebrenicës, Kos:...

8:36

Makinat përplasen kokë më kokë në aksin...

8:34

Vrasja në Shkodër, dyshohet gjakmarrje! Dy vite...

8:12

Detaje nga vrasja në Shkodër, viktima u...

7:58

Vrasje në Shkodër

7:55

Eklipsi diellor i 12 gushtit, i pari...

7:22

Dita e 42-të e protestës, nis grumbullimi...

7:18

Kongresmeni amerikan pretendon se u ndalua nga...

6:49

Fluks i lartë në Qafë Thanë, radhë...

6:33

E rëndë, e zuri druri poshtë, humb...

6:22

15 turistë indianë humbin jetën në Vietnam,...

6:05

72-vjeçari i vruri flakën banesës dhe humbi...

5:38

17 të vdekur dhe 115 të plagosur...

Më të klikuarat

  • Sendet e personalizuara të Lady Diana, tribute në 20-të vjet...
  • Vrasja në Shkodër, dyshohet gjakmarrje! Dy vite më parë i af...
  • Policia, plan masash për koncertin, rruga dytësore do të jet...
  • “Jehona e një turpi alla shqiptarçe”, Rama: Pengmarrësit e p...
  • Vrasja e Koçekut u bë për gjakmarrje? Flet familjari i vikti...
  • Karriera
  • Na kontaktoni
  • Rreth Nesh

Aktualitet

  • Politike
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Sociale
  • Kulture
  • Bota

Gossip

  • Gossip
  • Showbiz
  • Lifestyle

Inovacion

  • Shkencë
  • Teknologji

Programacion

  • Emisione
  • Seriale
  • Programi javor
  • LIVE
© Vizion Plus TV Albania 1999 - 2026
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.