Kryetari i PBDNJ, Vangjel Dule deklaroi se marrëveshja e arritur për reformën zgjedhore në 5 qershor është vetëm për procesin zgjedhor të 2021, që të mos jetë i kontestueshëm.

Sapo të përfundojë ky proces, ai tha nga studioja e lajmeve të “Vizion Plus” se palët duhet të ulen sërish për të diskutuar me detaje të gjitha çështjet.

“Kemi qenë të qartë që kjo marrëveshje është minimale që i shërben prioritetit numër një që ka opozita për këto zgjedhje që të paktën të zhvillohet një proces zgjedhor sa më pak i kontenstueshëm. Zgjedhjet në vendin tonë janë tepër problematike. Ka shumë punë për administrimin zgjedhor, por këto nuk mund të bëhen në minutën e fundit. Menjëherë pas zgjedhjeve të ardhshme besoj se të gjithë duhet të jemi me më shumë përvojë dhe duhet që të tregojmë më shumë maturi të nsim një debat me themel në lidhje me zgjedhjet në Shqipëri.”

I pyetur për hapjen e listave, Dule tha se nuk preferon që i gjithë pushteti për përzgjedhjen e kandidatëve të jetë në dorën e një kryetari, por shtoi se problemi kryesor nuk qëndron këtu. Për të, problemi qëndron tek sistemi zgjedhor që shkel barazinë e votës.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *