Subscribe

Seanca për miratimin e reformës zgjedhore është shoqëruar me tensione e përplasje mes deputetëve të mazhorancës dhe opozitës. Deputeti i grupit parlamentar demokrat Halit Valteri ka debatuar ashpër me Damian Gjiknurin, deputetin i cili në emër të Ps udhëhoqi reformën zgjedhore.

 

Është dashur ndërhyrja e forcave të gardës për t’i dhënë fund debatit ndërkohë që dy deputetët kanë sqaruar motivet e kësaj përplasje

 

HALIT VALTERI

DEPUTET

” Unë nuk jam një idiot që të dal nga seanca dhe ti drejtohem një deputeti, me telefonoi dhe me kërcënoi mos u merrni me mua se nuk më njihni. Kjo për fjalën time kur them se Gjiknuri është në pazar me bandat, krimin dhe opozitën jashtëparlamentare. I bëj thirrje Gjiknurit dhe Ramë ta tërheq këtë qen bir qeni nga kërcënimet që bën kështu se familja ime e ka provuar me kohë që di t’i bëjë gjërat me mbeturinat që bëjnë pis dhe këpucët nuk merremi. Edhe në hënë të shkoj Gjiknuri me një Valter nuk merret dot se e di kemi dhënë provat si i trajtojmë mbeturinat.” 

 

DAMIAN GJIKNURI

DEPUTET, PS

“Janë gjëra krejt ordinere, unë gjerat i shpreh publikisht janë gjëra politike, asgjë personale, pse duhet ta kërcënojë unë Valterin? Deputete dhe komunikojnë unë nuk jam këtu të merrem me të. Çdo parti ka qëndrime e tij politike, më vjen keq që debati i rëndësishëm për ligjin të kalojë nën gjëra personale. Unë akuza personale i kam dëgjuar nga të gjithë. Unë nuk merrem me historinë çfarë më tha e çfarë i thash. Disa njerëz janë mërzitur me ndryshimet e Kodit Zgjedhor dhe nuk dinë të kontrollojnë emocionet e tyre. Ti denoncoj nëse i ka emrat e atyre që janë blerë dhe të mos bëjë deklarata në media.”

 

Gjiknuri është përballur me akuza të ashpra nga opozita dhe deputetët që kanë marrë mandatet e PD dhe LSI në parlament për shkak të modelit që ai zgjodhi për hapjen e listave.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *