Subscribe

“Vallja e yjeve” vjen për herë të parë në Pogradec.

 

Një festival ku muzika klasike gërshetohet me letërsinë lasgushiane. Eventi e ngriti siparin mbrëmjen e të enjtes ku qytetarë të shumtë si dhe turistë vendas e të huaj që po pushojnë në qytetin liqenor kaluan disa orë magjike nën melodinë e tingujve të pianos.

 

ERITAN KAMOLLI – DREJTOR I KULTURES, POGRADEC

 

Ky festival është konceptuar prej fillimit si një bashkëpunim mes letërsisë lasgushiane dhe muzikës klasike.

 

Edhe për pianisten e njohur Dhurata Lazo, netët e këtij festivali do të dhurojnë emocione të forta për të gjithë artdashësit.

 

DHURATA LAZO – PIANISTE

E kam për herë të parë në Pogradec. Dhe Pogradeci është një bukuri e vetëm. Është një nga koncertet më të bukur e gjitha poezi dhe i përshtatet liqerit, Lasgushit e Pogradecit që është shumë romantik.

 

Pjesë e këtij eventi do të jetë dhe Marije Gusho, vajza e poetit të njohur Lasgush Poradeci, e cila nuk i ka fshehur emocionet.

 

MARIJE GUSHO – VAJZA E POETIT LASGUSH PORADECI

 

Vlerat nuk vdesin kurrë. Për mua, ma do mendja e shumë të tjerë, im atë është. Je gjeni dhe gjeniu është ai që nëpërkëmb të gjitha interesat dhe sidomos ato materiale.

 

Vallja e Yjeve do të zgjasë katër ditë ku përgjatë netëve organizatorët kanë menduar të sjellin në skenë krahas muzikës klasike dhe interpretimet e krijimtarisë së Lasgushit edhe grupe të iso-polifonisë së njohur shqiptare.

 

TITRA

“VALLJA E YJEVE” NE POGRADEC

 

MUZIKE KLASIKE DHE VARGJE NGA POETI LASGUSH PORADECI  

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *